osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Giro d’Italia’ 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)

VIDEO/ Giro d’Italia’ 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)

Gara e famshme e çiklizmit, ‘Giro d’Italia’ sezonin e ri do e fillojë aktivitetin për herë të parë nga Shqipëria me tre etapa (9-11 maj 2025). Kjo do jetë hera e 15-të në 115 vite histori që gara fillon jashtë kufijve të Italisë.

Me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të organizatorëve të garës, në kryeministri u prezantuan këtë të hënë edhe detaje nga gara që zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe do jetë edicioni i 108-të i turneut. Gara e famshme popullore do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues. Tre nga 21 etapat e garës do zhvillohen në vendin tonë, para se turneu të zhvendoset në Itali.

Për një javë në fillim të garës gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që kapin një numër prej afro 3 mijë personash do jenë në vendin tonë. Edi Rama e vendosi theksin te rritja turistike që do i vijë vendit nga ky aktivitet që ndiqet nga miliona shikues dhe transmetohet në 200 televizione në botë. Kreu i qeverisë tregon për ambicien e tij për të organizuar edhe Formula 1 në Shqipëri

Do tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë teleshikues nga e gjithë bota. Më vjen mirë që do fillojë këtu sepse biçikleta është mjeti i vetëm që unë di t’i jap dhe nuk bëj shaka. Jemi një Itali në anën tjetër të detit, ku të gjithë do përfshihen për këtë pritje të madhe. Për ata që nuk e ndjekin çiklizmin, me këtë turne mund të them se është njësoj si të kishim këtu Cristiano Ronaldon, por me biçikletë. Për nga sipërmarrja është më e madhe se Formula 1, gjë që e duam ta zhvillojmë në vendin tonë brenda 2030″, tha Rama.

Drejtori i ‘Giro D’Italia’, Mauro Vegni komentoi: “Do të jenë tre etapa shumë të rëndësishme, me protagonistë meshkujt në klasifikim. Kush largohet nga Shqipëria me ‘Fanellën Rozë’ mund ta mbajë në Itali për 4-5 ditë. Simbolikisht do të jetë shumë e bukur, duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes dy vendeve”.

Itineraret

Itinerari, dita e parë

9 maj 2025 – gjatësia 164 kilometra

Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë ‘Giro D’Italia’ 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.

Itinerari, dita e dytë

10 maj 2025 – gjatësia 13.7 kilometra

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi “Skënderbej”, në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit.

Itinerari, dita e tretë

11 maj 2025 – gjatësia 160 kilometra

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë

Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë – Peshkëpi – Qafa e Dushkut – Brataj – Qafa e Shkallës – Porto Palermo – Himarë – Qafa e Vishës – Iliaz – Qafa e Llogarasë – Orikum dhe fundi po në Vlorë.

Çfarë është “Giro d’Italia”

“Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tre etapat hapëse të garës.

“Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga më shumë se 200 media sportive në të gjithë botën.

Qindra çiklistë do të jenë të pranishëm përgjatë një jave duke marr pjesë në shumë evente. “Giro d’Italia Grande Partenza”, është një event që në 115 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve të Italisë.

https://fb.watch/wG5qpp5fpk/