Deputeti socialist, Erjon Braçe, është kthyer keq krydemokratit Lulzim Basha, teksa e ka dëgjuar të thotë se nuk hapen negociatat me BE, pasi qeveria nuk e meriton.
Braçe e quan Bashën një palaço të shekullit të kaluar, ndërsa i kujton deklaratën e zyrtares së lartë të BE, Federica Mogherini.
Luli, o Luli! Degjo o palaço i shekullit te shkuar! Merite thote, MERITE! “Më lejoni ta them shumë qartë: E dini që rekomandimi i Komisionit është që të hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën.
Ky proces bazohet në merita dhe kështu duhet të jetë, që do të thotë se kur ka progres ai duhet të njihet, të inkurajohet dhe të shoqërohet.
Kështu që shpresoj që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur, shpresoj dhe pres që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur”. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, #FedericaMogherini