Nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përfundoi në spitalin e Traumës, pasi ai humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.
Demokratët akuzuan policinë se ushtroi dhunë ndaj tij, por në një reagim Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se në asnjë moment nuk është goditur nga asnjë efektiv.
Sipas policisë ai është larguar nga protesta, pasi nuk është ndjerë mirë.
Ndërkohë për gjendjen shëndetësore të Agron Gjekmarkajt u interesua personalisht Sali Berisha, i cili shkoi në Spitalin e Traumës.
“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregon vetë Gjekmarkaj.