osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton “arrest në burg” për Darin Gezdarin dhe “arrest shtëpie” Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton “arrest në burg” për Darin Gezdarin dhe “arrest shtëpie” Arlinda Markut

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin 34 vjeç dhe arrest shtëpie Arlinda Markun 41 vjeçe të cilët akuzohen për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive. Para gjykatës asnjeri prej tyre nuk ka pranuar të flas por përmjet avokateve ata kërkuan zbutje të masës, por gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani. Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite.

Gjithashtu të ndaluarit thuhet se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin duke shfrytëzuar mundësinë nga shtete që konsiderohen parajsa fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Paratë fillimisht vinin në Shqipëri, e më tej transferoheshin në Kanada, duke bërë që lëvizjet të konsideroheshin më tej të ligjshme

“Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale” thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave në QKB rezulton se janë të paktën 5 subjekte që ata kanë në Shqipëri. Gjithsesi shtohet se operacioni “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave është duke vazhduar për të kërkuar nëse ka emra të tjerë të përfshirë qoftë shtetas shqiptarë apo edhe të huaj.

Dyshimet për skemën u ngritën fillimisht Nga Drejtoria Hetimit Tatimor e më tej u përfshi Seksioni i Hetimit të Pastrimit të parave në Tiranë dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.