Interi ka ende plane të mëdha për mesfushorin Kristjan Asllani, madje ka refuzuar disa oferta për mesfushorin e Kombëtares, kjo sipas ‘FCInterNews’.
Ata raportojnë se zikaltërit refuzuan një ofertë me vlerë 25 milionë euro gjatë verës. Asllani tani është në mes të sezonit të tij të tretë si lojtar i Interit dhe dje shënoi një supergol direkt nga këndi në Kupën e Italisë.
Interi e afroi lojtarin nga Empoli në verën e vitit 2022 për 14 mln euro. Asnjëherë nuk ka pasur dyshim për planin e Interit për Asllanin. Ata e shohin shqiptarin si një titullar potencial në të ardhmen në rolin e mesfushës.
Fillimisht, Asllani u aktivizua si rezervë për Marcelo Brozovic. Pas shitjes së kroatit në vitin 2023, ka qenë Hakan Calhanoglu ai luan në të njëjtin pozicion me Asllanin.
“Luani” ka mësuar shumë nga turku dhe Inzaghi shpeshherë bën zëvendësimin kokë më kokë mes tyre. Fakti që në klub kanë refuzuar një shumë të majme, do të thotë se Interi beson te Asllani.