Në “Ferraris” të Genoas vendasit u mposhtën 1-2 nga Napoli. Me këtë sukses djemtë e Contes rikthehen në krye të Serie A, të paktën përkohësisht derisa Atalanta të zhvillojë ndeshjen e saj kundër Empolit (e diel). Përballja nisi mirë për miqtë që gjetën golin e parë pas 15 minutash. Asistimi i Neres bëri që Anguissa të kalonte napoletanët në avantazh.
Për të siguruar suksesin mendoi Amir Rrahmani që me kokë shënoi golin e dytë në minutën e 23. Paçka se Pinamonti për vendasit shënoi golin që hapi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, fati i buzëqeshi Napolit që me 38 pikë merr kreun e Serie A, duke lënë me një pikë më pak bergamaskët e Gasperinit.