Frikë e madhe në fushë për mbrojtësin e Torinos, Sebastian Walukiewicz . Qendërmbrojtësi polak u rrëzua në tokë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonnas, me vështirësi në frymëmarrje që nuk lidhen drejtpërdrejt me dëmtimet në fushë.
Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka çuar me shpejtësi në sallën e mjekësisë së stadiumit për një vizitë fillestare, duke konfirmuar një sëmundje të lehtë. Ditët e fundit Walukiewicz kishte ethe dhe për të sqaruar shkaqet e vështirësive në frymëmarrje, lojtari ende i kthjellët dhe i ndërgjegjshëm, u transportua me ambulancë në spitalin ‘Maria Vittoria’ për analiza të mëtejshme.
Mbrojtësi luajti vetëm 34 minuta dhe u zëvendësua nga Mërgim Vojvoda, teksa pati frikë pasi vetëm tre javë më parë lojtari Edoardo Bove i Fiorentinës pësoi “arrest kardiak” në fushë dhe u dërgua në spital, ku për fat është në gjendje të mirë.