osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balliu Junior: Nuk na intereson çfarë thotë Ambasada e SHBA, ata s’e kanë të gjatë. Po ikin nga pushteti

Balliu Junior: Nuk na intereson çfarë thotë Ambasada e SHBA, ata s’e kanë të gjatë. Po ikin nga pushteti

Klevis Balliu ka komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA se nuk angazhohet të bashkëpunojë me persona non-grata.

Balliu e sfumoi këtë deklaratë duke u shprehur se nuk mund të kenë vlerë qëndrimet e një administrate në ikje dhe sipas tij kjo ishte një qokë për të gjithë ata që janë në përpëlitjet e fundit të tyre si në SHBA dhe Shqipëri.

“Edhe ky reagim është si një përpëlitje e fundit e atyre që deri dje kontrollonin gjithçka, që ndjeheshin të plotëfuqishëm dhe tani nuk po dinë nga të futen”, u shpreh Balliu.

Balliu shpjegoi dhe një ndër shkaqet kryesore pse Berishës i erdhi kjo goditje e “non-grata”-s duke u shprehur se sulmi ndaj Berishës filloi menjëherë pas një “grushti shteti” sipas tij ku opozitës iu kërkua të bashkëpunonte me PS, por që hasi në kundërshtimin e fortë të Sali Berishës.

“Këto deklarata nuk kanë të bëjnë me administratën e re që po vjen. Këtu kemi të bëjmë me nje grusht shteti nga të gjithë; me Blinken, Soros e të gjithë këta.

Sali Berishës iu propozua gjatë zgjedhjeve nga këshilltarët izraelitë të PD-së që të ishte dakord për koalicion me PS pas zgjedhjeve të 2021 por ai u shpreh kundër.

Pas kapjes së drejtësisë këta kërkonin të kapnin dhe opozitën por duke i marrë votat e popullit opozitar për t’ia falur qeverisë.

Ai është grusht shteti, brenda shtetit. Menjëherë më pas Basha tha në Këshillin Kombëtar të PD-së se donte të bashkëpunonte me PS-në, por Sali Berisha i doli kundër dhe prandaj e shpallën “non-grata”, për ta dëmtuar aktorin që nuk pranonte këtë bashkëpunim.

Nuk do ishte koalicion, por do ishte krijimi i një shtetit kukull ku opozita dhe qeveria janë në një vend dhe ku shiten mandatet opozitare”, tha Klevis Balliu në emisionin Now me Erla Mëhillin.