Në Apelin e GJKKO u shqyrtua sot ankimi i Monika Kryemadhit për dy vilat e vendosura në sekuestro në rezidencën ‘Kodra e Diellit’.
Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështje do ta ndjekë deri në Strasburg.
Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në deë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi.
U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.
Unë do të ndjek të gjitha procedurat ligjore sepse jam e bindur se kjo çështje do të shkojë në Strasburg.
Po ku do jetoni?
Kryemadhi: Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti. Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.