Opozita ka dal blof në lidhje me 3.4 milion eurot e sekuestruar në mjetin “Toyota Yaris” dy ditë më parë në Portin e Durrësit. Pas deklaratës së bërë ditën e enjte në Parlament, nga ana e Bashës, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS, se gjermanët ja kanë zbuluar 1.5 milion eurot e drogës që kishte fshehur në mjetin “Toyota Yaris”, policia e shtetit u vu menjëherë në lëvizje dhe ka zbardhur të vërtetën. Sipas policisë, mjeti “Toyota Yaris” ku ishin fshehur 3.4 milion eurot, vinte nga Belgjika dhe jo nga Gjermania siç u shpreh Basha dhe se në të nuk ishin 1.5 milion euro. Por krahas kësaj Basha ka dal blof edhe në deklaratën e djeshme që bëri pas mbledhjes së grupit. Basha tha para mediave se paratë e kapura i përkisnin njërës prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që operon në zonën e Elbasanit. Por pikërisht kjo deklaratë e kreut të opozitës ka ngritur hije dyshim pasi polica dje arriti të verifikonte edhe porositësit e ngarkesës. Polica tha se porositësit janë nga Peshkopia dhe se janë shpallur në kërkim. Ndërkaq, një pikë tjetër që ngre hije dyshimi mbi vërtetësinë e deklaratave të kreut demokrat është edhe sa i takon informacionit që polica mori në lidhje me ngarkesën e eurove që u kapën në Portin e Durrësit. Sipas kreut demokrat, policia u informua nga ana e partnerëve ndërkombëtarë dhe se finalizimi i operacionit u bë vetëm pas presionit që këta të fundit ushtruan ndaj drejtuesve të policisë shqiptare. Ndërkohë, nga ana tjetër polica pas zbardhjes së ngjarjes, njoftoi se informacioni nuk ishte ardhur nga partnerët ndërkombëtarë por nga ana e një agjencie ligjzbatuese shqiptare. Pra duket qartë se mes njoftimit të policisë dhe deklaratave të Bashës ka një moskordancë të theksuar mbi vërtetësinë e fakteve, ç’ka bën të dyshosh se opozita ka nisur aksionet e dezinformimit të publikut për të shkaktuar kaos. Dezinformim që më së shumti duket se ka të bëj edhe me çështjen e negociatave, pasi opozita prej kohësh ka nisur në BE lobimet për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, me pretendimin se vendi është i përfshirë nga krimi dhe droga. Ndërkohë, pas deklaratave të bëra nga ana e kreut të PD, ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili bëri të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal nga Bashës në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.
Reagojnë socialistët
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj e akuzoi Bashën se po përdor informacionet sekrete hetimore për interesa politike. Pas akuzave të bëra nga ana e Bashës kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, deputetja socialiste Ermonela Felaj u bëri thirrje organeve kompetente që të ndëshkojnë kreun e PD. Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e komisionit të Sigurisë, theksoi se koha e pandëshkueshmërisë që dekonspirojnë dhe falsin me mesazhe të koduara duhet të marrë fund. “Zëdhënës të tillë” duhen bërë shembull përmes procedimit penal; Përdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinëzash, i dhanë dorë krimit; Koha e te pandëshkueshmëve që dekonspirojnë dhe flasin me mesazhe të koduara, në mënyrë të tërthortë me krimin, ka mbaruar! Dhe çdokush, qoftë ky dhe kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale! Dhënia rrugëshpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozitës, përben cënim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë duke zbatuar ligjin!”, u shpreh dje kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. / Endri Arizi