Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka reaguar ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit reagoi për publikimin e fotos së gruas së Altin Dumanit, duke shpjeguar se ku e gjeti atë.
“Sali. Nuk të kam thënë ku e ke marrë foton e zonjës Dumani, po ku e ke marrë frymëzimin për ta sulmuar.
Duke qenë se në pushtetin tënd çdo gjë e vendoste gruaja jote, ti e ke të sinqert bindjen se dhe zonja Dumani vendos gjithçka më SPAK.
Ajo ka dal në foto me kushëririn e saj dhe ti e akuzon për mafioze.
Mendo gruan tënde që ka qindra foto me mafiozë, madje me skena live duke e paguar, ç’mund të thonë shqiptarët”, shkruan Baze.
“Mjeros dhe lëpirësve të Dumanit, që u revoltuan për këtë foto që paraqita dje në media, ju rikujtoj se ajo foto është marrë nga facebook i Klajdi Meçi, drejtor te Lal Vjedhesi, kushuri i parë i Zj.. Dumani dhe se facebook është publik o lëpirës, mjeranë”, shkruajti Berisha në Facebook, pasi dje publikoi foton e Altin Dumanit me gruan e tij.