Seanca parlamentare e kësaj jave ishte një tjetër shembull i polarizimit të thellë mes opozitës dhe mazhorancës, duke nxjerrë në pah përplasjet e vazhdueshme politike që kanë paralizuar shpesh punimet e Kuvendit.
Nuk munguan përplasjet verbale, që shpesh herë kaluan në tone ofenduese, akuza të ndërsjella, e madje, deri në përplasje fizike, duke krijuar një klimë të vazhdueshme tensioni në sallën e Kuvendit.
Në vend të debatit dhe diskutimeve në lidhje me çështje të rëndësishme që prekin qytetarët e vendit, sërish debati u përqendrua tek shkëmbimi i batutave dhe ofendimeve personale.
Deputetë të opozitës bllokuan disa herë foltoren në atë që, më shumë se sa një shenjë proteste përballë mazhorancës, dukej se ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e liderit të tyre.
Kjo video sjell në mënyrë të përmbledhur momentet më pikante të seancës së sotme plenare, disa prej të cilave mund t’i kenë shpëtuar vëmendjes së kamerave.