osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e korrupsionit në SPAK: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët, por harrohet avokati francez

Dosja e korrupsionit në SPAK: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët, por harrohet avokati francez

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC( Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Çështje të Emigracionit në Britaninë e Madhe) e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, një shumë prej mbi 400.000 euro.
Por pagesat në total për heqjen e non gratës kapin një vlerë edhe më të lartë.
SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe pasi këta e shpallën ‘non grata’.


Viti 2022: Argita Malltezi shleu faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babanë e saj, i cili u shpall non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022. SPAK thotë se 72 mijë dollarë janë faturat e likuiduara për studion ligjore, pagesë e konfirmuar edhe sipas konfirmimeve bankare për ZAIWALLA And Co Limited..
Viti 2023: Janë 201,675.6 euro dhe 54,382.76 USD të paguara si likuidim të faturave të studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me gjyqin për babanë Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi, por ato i kreditohen atij në llogari nga Argita Malltezi, konstaton SPAK.

Ndërsa në vitin 2024 janë paguar 213,590 euro. Fatura këto të paguara nga Argita Malltezi për të likuiduar studion ligjore në UK (Mbretërinë e Bashkuar) në lidhje me gjyqin e nisur nga Sali Berisha.
Bëhet fjalë për 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIWALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro.

“Konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore’, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”, argumenton SPAK në dosjen 500 faqe.

SIAC( Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Çështje të Emigracionit në Britaninë e Madhe) e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.