Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria, në bazë të indeksit të Bazelit për pastrimin e parave, ia ka kaluar Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
“Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se “i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave”.
“Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazelit”, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se janë 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave.
Por, Rama theksoi se nuk është i kënaqur me këtë rezultat, ndërsa deklaroi se “i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë”
“Në aspektin e prokurimeve publike nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Në bazë të raportit të Sigmës, jemi tani më jo vetëm në vendin e parë në rajon, se kur mblidhemi ne të Ballkanit gjithmonë bëjmë dy sforco më të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është më i pari, kështu që është e pamundur t’i shmangem. Më të vjetrit dihet që jemi ne.
Nuk ka nevojë të them, që ne të jemi të parët këtu dhe aty kjo nuk para dihet, aq më tepër pastaj duke qenë ne më të vjetrit, kemi kapacitet shumë më të madh se sa këta më të rinjtë për tu zënë me njëri tjetrin për të mos i thënë gjërat që duhen thënë.
Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë ne besojmë që rreth mesit të mandatit tonë të katërt ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çdo komision prokurimesh që bën këtë punë. Do të jetë një tjetër arritje, falë mundësisë që na jep teknologjia.
Se ndryshe procesi do të duhej të shkonte sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë, e kështu me radhë, Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm që të bëhemi por as të duam që të bëhemi si gjermanët. Meqë ra fjala i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave.
Këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do të isha normal, por e thotë indeksi i Bazel. Janë jo pak por 7-8 vende që në indeks renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave, por nuk jemi të kënaqur me këtë, i mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet sepse duam të bëhemi shumë më të mirë”, tha Rama.