FIFA ka vendosur që të mos dënojë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për festimin e tyre duke bërë me duar shenjën e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë.
Nga dënimi ka shpëtuar edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, i cili bëri edhe ai shqiponjën në shenjë mbështetjeje për shokët e ekipit.
Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj këtij gjesti. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin. Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.
Por duke u bazur në kodin 57 të Statusit të FIFA, Xhaka, Shaqiri dhe Lichststeiner janë dënuar më 10 000 franga gjermane për sjellje josportive.
Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.