Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Granadën në Spanjë. Një gol historik nga sulmuesi i Kombëtares, që vjen kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 2 me 0.
Me rrjetën e gjetur në minutën e 53-të, Uzuni tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. 29-vjeçari theu rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.
Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 45 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.
Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.