Nga Bledi Mane
Besoj po e ndiqni çdo nate post kampionatin boteror te futbollit 2018?
Radio Televizioni Publik pasi ka blere te drejten televizive te transmetimit te ndeshjeve me parate e taksapaguesve shqiptare, ne programin e mbremjes per te diskutuar rreth ndeshjeve te çdo dite, ka edhe te ftuar speciale.
Dy prej tyre, ish futbollisti Redi Jupi tashme opinionist dhe aktori i varietese se Portokallise Florian Binaj, kane nenshkruar nje kontrate te frikshme me televizionin publik. I pari, Redi Jupi perfiton per 25 ditet e kampionatit 7 milione leke, ndersa komediani Binaj perfiton rreth 6.5 milione leke per te njejten periudhe.
Sot u mundova te kontaktoj me drejtorin e pergjithshem te Radio Televiziinit Publik Shqiptar (fotografia nr.2), kolonjarin Thoma Gëllçi por titullari nuk denjoi te ktheje pergjigje.
Mos harroni se çdo familje shqiptare paguan çdo muaj bashke me faturen e energjise elektrike 1 mije leke vetem per te mbajtur ne kembe nje ngrehine te ngordhur si TVSH-ja e cila 25 vitet e fundit eshte masakruar duke u vjedhur nga renegatet e se majtes dhe te djathtes.
Me 13 milione e 500 mije leke qe paguhen vetem dy burra per nje muaj, buxheti i shtetit do te mbante gjalle me ushqime rreth 200 familje fukarenjsh ne gjithe Shqiperine. Albana Vokshi po më lexon?
Shikim te kendshem te boterorit ne ekranin e Thoma Gellçit!!!