Media afër Berishës kanë përhapur sërish sot raportime publike mbi një kontroll të supozuar të banesës së kryebashkiakut të Tiranës.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se nuk ka asnjë urdhër kontrolli për kryebashkiakun Veliaj.
Të pyetur nga DITA të njëjtat burime bëjnë me dije se ka hetime në vijim të lidhura me një studio ligjore të njohur.
Sipas të njëjtit burim, për shumë politikanë dhe zyrtarë si edhe për ish-zyrtarë të krahëve të ndrysjëm politikë, ka procedura hetimi të pasurive, të cilat vijojnë sipas hapave që njeh ligji, deri në përfundim të të cilave, mediat, pavarësisht kaheve dhe politikave editoriale, duhet të kenë parasysh mbi të gjitha prezumimin e pafajësisë.