Një 47-vjeçar u gjend pa shenja jete në makinë në lagjen nr.10 të Korçës. Ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit gjatë momentit që ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua brenda në makinë.
Ndërkohë burime për media kanë bërë të ditur dhe identitetin e gruas, një 37- vjeçare me origjinë nga Librazhi, e cila jeton me shtëpi me qira së bashku me bashkëshortin e saj në Korçë.
Identiteti i saj është zbuluar nga hetuesit pas zbërthimit të telefonit të 47-vjeçarit ku janë gjetur bisedat e fundit me gruan në fjalë.
Ajo është shoqëruar drejt komisariatit të policisë ndërsa është zbardhur dhe dëshmia që kjo e fundit ka dhënë përpara autoriteteve.
Sipas dëshmisë, 37 vjeçarja ka deklaruar se është takuar me viktimën në lagjen nr. 10 në Korçë, aty ku kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale së bashku.
Gjatë aktit ajo tha se 47-vjeçari nuk po ndihej mirë ndërsa filloi të kishte të vjella dhe t’i dilte gjak nga hundët.
Ajo kishte dashur të lajmëronte ambulancën por ai kishte refuzuar. Më pas 37-vjeçarja ka treguar se është larguar duke i thënë se e pret bashkëshorti në shtëpi.
Detajet e zbuluara nga grupi hetimor tregojnë se viktima është gjetur gjysëm i zhveshur në automjet ndërsa në dorë kishte një kartomendhë me vlerë 500 lekë të reja, çka është marrë si konfirmim për atë që policia deklaroi më parë për ushtrim prostitucioni nga ana e 37-vjeçares.