Mbrojtja e 14-vjecarit që akuzohet se vrau Martin Canin, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar ndaj tij rreth dy javë më parë me dyshimet se ka vrarë bashkëmoshatarin dhe plagosur një tjetër, në përleshjen e ndodhur më 18 Nëntor, pranë shkollës “Fan Noli”.
Avokati kërkon masë më të butë sigurie se sa “arresti në burg”. Në kërkesën e tyre, avokatët e Mario Përlleshit pretendojnë se i mituri e ka kryer veprimin me thikë nga i cili dyshohet se edhe u vetëplagos, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ndërkohë të shtunën e 30 nëntorit, 15-vjeçari është ripyetur për 8 orë, nga Prokuroria e Tiranës në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën.
Më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë, po po qëndron i izoluar dhe në pritje të hetimeve.