Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ndërprerë fjalimin e tij dhe është larguar me nxitim nga foltorja e Kuvendit. Siç raportohet arsyeja e largimit të Mitsotakis nga Kuvendi ishte shëndetësore, pasi ai vuan nga një problem nga kurrizi.
Gjatë fjalës së tij gjatë diskutimit pë projektligjin e Ministrisë së Punës për pagën minimale, Mitsotakis ndjeu siklet në kurriz dhe u largua.
“Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës. Kryeministri është mirë, po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit.