osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vendet e BE-së investuan 5.99 mld euro në Shqipëri

Vendet e BE-së investuan 5.99 mld euro në Shqipëri

Në vitin 2023, investitorët nga vendet e Bashkimit Europian mbajtën investime direkte jashtë në një vlerë prej 9.16 trilionë euro, duke regjistruar rënie prej 4.1%, krahasuar me një vit më parë, ku këto investime arrinin në 9,55 trilionë euro. Sipas të dhënave nga Eurostat, e njëjta situatë është vënë re edhe për investimet e huaja që vendet jashtë BE-së mbajtën brenda BE-së, të cilat pësuan një rënie nga 7,87 trilionë euro në 2022, në 7,44 trilionë euro në 2023, një ulje prej 5.4%.

Një pjesë e madhe e këtyre investimeve ndikohet nga entitetet me qëllime të veçanta (SPEs), të cilat janë kompani të krijuara posaçërisht për të menaxhuar investimet. Në fund të 2023, këto entitete përfaqësonin 29% të investimeve të BE-së jashtë unionit dhe 33% të investimeve që vinin nga jashtë BE-së.

Por, si paraqitet situata për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor? Pas analizës së “Scan Intel” rezulton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shfaqin rritje të qëndrueshme, duke theksuar përmirësimin e klimës investuese dhe interesin e BE-së. Konkretisht, vlera e Stokut të Investimeve të Huaja Direkte për Shqipërinë ishte 5.99 mld euro në vitin 2023 duke u bërë kështu një burim i rëndësishëm për financimin e projekteve, sidomos në sektorë si energjia, turizmi dhe ndërtimi. Stoku i investimeve të huaja direkte, do të thotë grumbullimi i të gjitha investimeve që janë bërë nga investitorët e huaj në një shtet të caktuar deri në vitin 2023 dhe që vazhdojnë të mbeten si pjesë e ekonomisë së vendit.

Ndërkohë, për Serbinë stoku arriti në 20.6 mld euro, për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën vlera e stokut të Investimeve të Huaja Direkte tejkaloi shumën 4.6 miliardë euro. Pra, sipas shifrave, krahasuar me Serbinë, Shqipëria ende tërheq më pak investime, por shfaqet dukshëm më mirë se Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në raportin e Eurostat mungojnë të dhënat për Kosovën.