Aktori i “Love/hate”, Daniel Dano është ndarë sot nga jeta në moshën 31-vjeçare. Dano është gjetur pa ndjenja në qelinë e burgut ku vuante dënimin që prej shkurtit të kaluar për shkak se u kap me drogë. Ai u dërgua në spital pasi kishte vuajtur nga një mbidozë e dukshme e drogës në qelinë e tij, në burgun e Mountjoy, të premten e kaluar. Mediat në Dublin kanë raportuar se sot aktori ka ndërruar jetë.
Dano punonte edhe si model fitnesi dhe i çmendte vajzat me trupin muskuloz apo me fotot nudo në Instagram, por problemet me drogën bënë që aktorit t’i merrte jeta për keq. Ai la pas një djalë të vogël nga një lidhje e mëparshme.