osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Altin Dumani: Të mos merremi me çështje 500 euroshe dhe të ruhet pavarësia e SPAK, është “çelësi” i suksesit tonë

Altin Dumani: Të mos merremi me çështje 500 euroshe dhe të ruhet pavarësia e SPAK, është “çelësi” i suksesit tonë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kërkoi që të ruhet pavarësia e institucionit që ai drejton, për të vijuar punën e mirë që sipas tij po bëhet në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përpara nesh ka shumë sfida dhe përparësi. Në mënyrë të përsëritur SPAK ka paraqitur në KLP dhe Kuvend disa shqetësime që shpreson të gjejnë zgjidhje ligjore nga Kuvendi. Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.

Aktualisht kemi një kornizë ligjore që siguron këtë dhe besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale”, tha Dumani në një takim me përfaqësues të komisionit të monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Dumani shtoi se ka kërkuar disa ndryshime ligjore, siç është dhënia e mundësisë për të rikandiduar për një mandat tjetër prokurorëve të SPAK. Sipas ligjit në fuqi, pas 9 vitesh në detyrë, prokurori i SPAK kthehet në punë në prokuroritë e tjera të vendit.

Gjithashtu Dumani kërkoi që të rritet marzhi 500 euro i ryshfetit nga zyrtarët, në mënyrë që vepra penale të hetohet nga institucioni i tij. “Kjo lejon SPAK të fokusohet te ato çështje që ia vlejnë vërtet për t’u hetuar”, tha Dumani.

Drejtuesi i SPAK tregoi para anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Europës edhe për lidhjet mes zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

“Pothuajse në të gjithë hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar, kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, u shpreh ai.