Federika Mogherini, shefja e diplomacisë së BE, është shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ajo inkurajon dhe vendet anëtare të BE, që të marrin vendimin e duhur. Në një reagim për mediat para një takimi me këshillin e jashtëm të BE, përfaqësuesja e BE tha se kur ka progres kjo gjë duhet njohur dhe vlerësuar.
“Ne rekomandojmë si komision që të hapen negociatat si me Shkupin ashtu edhe me Tiranën. Ky është një proces i bazuar mbi meritën, duhet të jetë bazuar mbi meritën.
Që do të thotë kur ka progres dicka e tillë duhet njohur dhe inkurajuar. Shpresoj dhe pres për vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them se shoh progres në Ballkan, që është impresionues”, u shpreh Mogherini.