Ishulli i Rodosit është përballur me përmbytje të mëdha këtë fundjavë teksa uji ka vërshuar në rrugë duke marrë përpara automjetet. Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha dhe autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim 24-orësh duke u kërkuar njerëzve të mos dalin nga banesat.
“U desh të kryheshin dhjetëra operacione shpëtimi, në kushte veçanërisht të vështira që në disa raste çuan edhe në nevojën për operacione shpëtimi për vetë ata. Ishulli u përforcua me trupat që mbërritën nga Athina me një fluturim special dhe që nga agimi është dërguar një mesazh që ndalojnë çdo lëvizje.
Regjistrimi i dëmeve nuk do të fillojë derisa të përfundojë stuhia. Dëme të shumta ka në rrjetin rrugor si dhe në banesa dhe biznese. Deri më tani nuk ka raportim për persona të zhdukur”, thuhej në një njoftim.