Ervin Sali-jarani isi inciator i grupit Babale dhe i emëruar si Baboli, deputeti që i përfaqëson banorët e zonës me mesazhe perversiteti dhe erotizmi, që nuk skuqet dhe as nuk zverdhet derisa askush nuk e dërgon para ligjit, ishte sot në Komisionin për “Çështjet Sociale”, si social i madh që është, që ndihmon dhe hallexhijet si puna e G.D-së, tha se Edi Lika, pronar i firmës që transportonte makina, ku një ditë më parë u kap një sasi e konsiderueshme parash, punon për llogari të socialistëve.
“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha Sali-jarani duke treguar disa dokumente a thua se ishin dokumenta të arkivit të Shtëpisë së Gjetheve Shqup, kur këto dokumenta janë publikuar nga mediat 24 0rë më parë, e për të cilat tha se janë dokumente nga gjykata, që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por ndiqej penalisht në gjendje të lirë.
Nuk e dimë se ku e gjenë këtë të drejtë perversi i mesazheve erotike, që të bëjë gjyqtarin për qytetarët, por ai vazhdon të përdori tashmë profesionin e ri, Babaole, duke shantazhuar koleget se disponon materiale sekret nga Italia dhe kuptohet nga të gjithë se Sali -jarani tani duhet të quhet agjenti 007 i SHQUP
Salianji: S’më provokoni dot!
Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.
Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument, por e nxjerr ditë tjetër. E kam një dokument për ju. Ky vendimi këtu dënon një person me gjashtë muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është botimi i ligjit, ja ku është vendimi i gjykatës: Në emër të Republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo 1.5 apo 5 milionë euro dje në Toyota Jaris në portin e Durrësit. Urdhëroni! Është vendim gjykate që dënon. Ky zotëria, që është dënuar nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotësia bashkë me çunin e vet që është ky i shoqëruar Klevi Cani, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në Facebook. Policia është me këta. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet në gjykata, vete kapet edhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve tuaj të ministrisë. Shikojeni pak, policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal”.
Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?
Salianji: Mos e teproni…
Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.
Spiropali: Dil përjashta!
Spahia: Lëri kolegët të flasin.
Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).
Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.
Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton./Ekskluzive.al