Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së Partisë Demokratike.
Berisha u pyet nëse i druhet rikthimit në “arrest shtëpie”, pasi SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO.
“Të bjënë ç’të duan. Sali Berisha nuk ka absolutisht asgjë në botë që e ndalon nga kjo betejë”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha tha: “PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile që janë të fushatës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Fito po deshe me qeveri teknike”.