osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, ja pse u mor ky vendim

Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, ja pse u mor ky vendim

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka reaguar pas lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Kokalari ka hedhur poshtë pretendimet e demokratëve se ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin ka ardhur me indicje të administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas aktivistes lirimi i Berishës ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama me qëllim për të legjitimuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Miq dhe militante! Berisha ta gezojë lirinë se dhe në atë moshë, nuk ka kuptim por Amerika dhe administrata e Trumpit s’kanë asnjë lidhje me vendimin e gjykatës së Ramës.

Berisha po lirohet që të legjitimojë pikërisht fitoren e këtij të fundit në 2025, megjithëse planet ju janë bërë pak lëmsh tashti që Grenell nuk u bë sekretar Shteti”, shkruan Kokalari.

Teksa më tej thekson se vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë nuk ka asnjë lidhje me sanksionin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës.

Në postimin e saj Kokalari ka përmendur edhe njëherë akuzat e bëra sa i përket ndërtimit të kullës së “Mali i Tiranës”, ku më herët është shprehur se ky projekt është kaq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Madje në denoncimet e saj Kokalari ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë edhe këto të 2025-ës.

“Gjithashtu, ky vendim sot nuk ka asnjë lidhje me non-gratën. Personalisht, më intereson vetëm investigimi i kullës së malit. Për atë më bën mua kurban dhe atë çorbë do ta hanë me lugë dhe me pirunjë!”, tha ndër të tjera Kokalari në postimin e saj të bërë këtë të mërkurë (27 nëntor).

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për rrëzimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj ish-kryeministrit. Ky vendim është marrë gati 11 muaj pasi lideri i demokratëve u vendos në izolim në apartamentin e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.