as 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha.
Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku juristi Rezart Kthupi, tha se kjo është një procedurë gjyqësore. Sipas tij, tashmë dosja ka shkuar për gjykim dhe Berisha nuk mund të prish më provat.
‘Është procedurë standarde gjyqësore, kërkohet zvendësimi i masës së sigurimit. Duke qenë se dosja ka shkuar në gjykim do të thotë se faza hetimore është mbyllur dhe ska më prishje provash, atëherë ndodh kjo. Është praktikë gjyqësore. Kam një klient që ishte në arrest në shtëpie dhe është në detyrim paraqitje i kanë ndryshuar kushtet. Është procedurë’, tha ai.
Gazetari Anri Bala u shpreh se me këtë vendim të GJKKO, bien poshtë akzuat e opozitës se drejtësia është e kapur nga politika. Ai tha se opozita dhe PS tashmë janë me të drejta të barabarta për të garuar në zgjedhjet e 2025.
‘Vendimi i GJKKO me lirimin e tij ka prishur balancat e PD, pra retorikat që përdori që opozita është në burg. Opozita është në fushatë më e fortë se kurrë sikurse thuhet dhe tani janë në të drejta të barabarta për të konkurruar në zgjedhjet e 2025. Nëse do të themi se gjykata dhe prokuroria është e kapur nga politika ky rasti e zbeh. Pretendimet e PD dhe PL kanë qenë se dy liderët e opozitës se janë arrestuar 30 zyrtar socialit po nga opozita ke kapur më të madhin.’, tha ai.
Për Ilir Alimehmetin, drejtuesin e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, lirimi i Berishës nga arresti në shtëpi është një lajm i mirë.
‘Është lajm i mirë. Ne duhet që të ngulmojnë që opozita të lejohet të jetë opozitë për të pasur një vend demokratikë’, tha ai.
I pyetur nëse këtë vendim e sheh si një goditje ndaj SPAK, ai tha jo.
‘Nuk e shoh ashtu, sepse SPAK konsiderohet një institucion politik dhe jo një institucion juridik. U lirua ai por një vit iu humb. Të PS nuk guxojnë që të flasin sepse u mungon guximi. Po sa raste ka në SPAK që kërkojnë veprim, pse disa përshpejtohen dhe disa vonohen’, tha ai.