osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“ I lindur” për Serie A: Paraqitja e fundit, shpresë për karrierën e Kristjan Asllani

“ I lindur” për Serie A: Paraqitja e fundit, shpresë për karrierën e Kristjan Asllani

Në fushë hyri në majë të gishtave.

Kristian Asllani nuk është se po shkëlqente tek Interi këto kohë, pavarësisht fanelës së madhe që mban veshur, por megjithatë, faktet thonë se ai është një “i përzgjedhur”.

Nuk gjen dot një lojtar shqiptar që të ketë aq ndeshje sa ka elbasanasi në Serinë A në moshën 22-vjeçare.

Bashkë me sfidën kundër Veronës, fituar 5-0, edhe me asistin e tij, janë gjithsej 72 të tilla, me Empolin dhe Interin.

Konkurrenca e jashtëzakonshme në një mesfushë të përbërë nga Çalhanoglu, Mkitarian, Barela, Fratezi e Zielinski nuk e ka lejuar të ketë bilanc më të mirë se 2 gola e 4 asiste gjithsej në elitën e futbollit italian, por gjithsesi është vetëm fillimi.

Asllani mban me krenari rekordin si shqiptari më I ri që ka shënuar në Serinë A, pikërisht kur realizoi në “San Siro” kundër zikaltërve.

Kjo, në 6 maj 2022, kur Kristiani ishte 20 vjeç e 58 ditë, duke thyer rekordin e një legjende të futbollit shqiptar, Loro Boriçit, që kishte shënuar për Lacion 20 vjeç e 181 ditë.

Gjithsesi, Boriçi mban rekordin si debutuesi më I ri në Serinë A, 19 vjeç e 112 ditë, duke ia kaluar Asllanit me 85 ditë.

Ylli I sotëm e pa fushën në një Kaljari-Empoli 0-2, ku Nedim Bajrami ishte titullar dhe goditi shtyllën për ekipin e tij.

Nuk duhet harruar fakti se mesfushori kuqezi është I dyti shqiptar që ka luajtur në një nga tre ekipet e mëdhenj të Italisë në të gjithë historinë.

Përpara tij ka qenë ylli I viteve 30-40-të të shekullit të kaluar, Riza Lushta, që pas Tiranës e Barit shkëlqeu për Juventusin.

Për momentin, Asllani është ende prapa numrit të ndeshjeve të Lushtës me 170, të Igli Tares me 184, Naim Kryeziut me 202, apo rekordmenit Erion Bogdani me 253 ndeshje në Serinë A.

Gjithsesi, mosha e re do ta ndihmojë, e bashkë me Lushtën do të jetë shqiptari I vetëm protagonist në një nga tre gjigandët e Italisë, me Interin, për të cilin ka fituar një titull në Serinë A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa italiane.