Grirëse djathi, shkop kriketi, tela me gjemba dhe pineska, janë disa nga armët e përdorura në ndeshjet e mundjes që po zhvillohen në Tasmani, ishullin më të madh të Australisë, ku marrin pjesë disa nga mundësit më të famshëm në vend.
Asgjë nuk i bën të ndalojnë pasi janë ngjitur në ring, vetëm kur gjyqtari bën shenjën “X”, që do të thotë se ndeshja duhet të ndërpritet menjëherë pasi gjendja është shumë e rëndë.
Në këto dyluftime “për jetë a vdekje” mund të ndeshen edhe femrat me meshkujt, pasi organizatorët zbuluan se ishte pikërisht një përballje e tillë që tërhiqte më shumë publikun, sidomos kur fitojnë femrat.
Mundja është një sport që po fiton shumë vëmendje në Australi dhe në tetor është planifikuar edhe evenimenti më i madh i këtij sporti që do të organizohet nga WWE.