Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka dënuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, me 2 vite e 8 muaj burg.
Sipas informacioneve, dënimi ka lidhje me dy episode, përfshirë ndërtimin e një pallati 11 katësh në vitin 2011, që u konsiderua i paligjshëm dhe i rrezikshëm për t’u banuar.
Pallati u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 2019, dhe SPAK vërteton se Dako ka pasur dijeni për shkeljet, duke firmosur dokumente që provonin këtë.
Në lidhje me një tjetër projekt, atë të “Promenadës Bregdetare”, SPAK ka akuzuar Dakon për keqpërdorim të fondeve publike, duke shkaktuar një dëm prej 18 milionë lekësh për shtetin. Në këtë rast, ai dyshohet se ka ndihmuar në tërheqjen e një padie dhe ka mbuluar shpërdorimin financiar.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.
Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Ky vendim matyrisht që do ankimohet dhe Dako do vazhdoj të qëndroj në arrest shtëpie deri në vendimin e gjykatës së Apelit, kur edhe nëse nuk do ankimohej, Dakos i ka mbetur të kryej edhe 11 muaj burg. Pra deri në vendimin e Apelit Dako e ka përfunduar burgun në arrest shtëpie
Përveç Dakos, të akuzuarit Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi janë dënuar me nga 2 vite burg, por gjykata ka pezulluar dënimin për ta. Vangjush Dako ishte arrestuar më 6 qershor me urdhër të SPAK, pas dyshimeve për shpërdorim detyre.