osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Do të mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.

Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të shqyrtohet sot në GJKKO nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Seancën e 24 tetorit gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që ti jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Bëhet fjalë për 333 fashikuj, me shifrën rekord prej 160 mijë faqe zbuloi avokati atë ditë.

Ende nuk dihet nëse do të jetë I pranishëm vetë Sali Berisha, i cili prej 11 muajsh ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndri I tij apo do të prezantohen nga avokatët mbrojtës.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.

Te pandehurit e Dosjes ‘Partizani’

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Ne rreth gjyqtarja Flojera Davidhi, foto arkive, gjatë një takimi me Yuri Kim, ish ambasadoren e SHBA-se në Shqipëri