Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha, i cili u shpreh se deputeti socialist kishte dalë garant për hyrjeve e 3.4 milione eurove të sekuestruara dje në dy mjete ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit.
Përmes një postimi në Facebook, Balla ka reaguar me përbuzje duke i përmendur kryedemokratit edhe Albert Veliun i quajtur ndryshe si ‘Babalja’ që shfaqej tek audio-përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se shfaqet edhe vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj duke bërë pazare droge.
“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve 😂”- ka shkruar Balla ne facebook.
Kreu i PD, Basha u shpreh më herët se: “Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave në Shqipëri. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda policisë dhe Parlamentit për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim mids bandave të Elbasanit”.