osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatmir Mediu i revoltuar: Jemi Republikë parlamentare, jo Spakiste. Duan të më fusin në burg, për të goditur opozitën

Fatmir Mediu i revoltuar: Jemi Republikë parlamentare, jo Spakiste. Duan të më fusin në burg, për të goditur opozitën

Fatmir Mediu thotë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa nuk është kryer një reformë e plotë zgjedhore, për të implementuar edhe rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtare, si dhe OSBE/ODIHR.

Ai shprehet edhe se rihapja e Gërdecit është e paligjshme, duke kujtuar se ai është gjykuar njëherë në Gjykatën e Lartë.

“Po bëhet një gjykim i cunguar, kam kërkuar që të merren dëshmitarë që nga ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA dhe nuk janë pranuar. Është proces politik me qëllim të qartë: zvogëlimi dhe izolimi i opozitës”, tha Mediu.

Ai tha se vendimet po merren si në kohën e Partisë së Punës, ku s’kishte nevojë të provohej nëse ishte fajtor ose jo, por mjaftonin thirrjet: tradhëtari në litar.

Në këtë kuadër, Mediu u shpreh se e kaluara po përsëritet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha, Mediu tha se “ne jemi Republikë Parlamentare jo Republikë Spak-ore e Kryeministrore”.

“Kushtetuesja duhet të thellohet, sepse kemi një fakt, anashkalimin e rolit të Parlamentit. Tani ky vendim i dhënë nga Kushtetuesjja mund të përdoret si precedent për veprime të tjera të paligjshme. Drejtësia nuk mund të veprojë në mënyrë selektive.

Kjo është drejtësia e Edi Ramës, por duhet ta shikojnë partnerët tanë, që e mbrojnë këtë reformë në drejtësi. Duhet parë në aspektin si pasojë e kësaj reforme është ulur korrupsioni apo krimi në Shqipëri? Dhe raportet janë të shumta që tregojnë se nuk kemi ulje, por përkundrazi”, tha Mediu.