Protesta e aktoreve te Sindikatës se Artisteve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të cilët jane kundër një godine të re të teatrit ka prapavijë të qartë politike, te lidhur me PD.
Në dëgjesën e sotme me artiste dhe arkitekte organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendojnë se janë të pavarur, marrin urdhra direkt nga zyrtare te PD, lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.
Nga mesazhet e fotografuara qe thuhet se jane te avokates militante e PD, Mirela Jorgo, duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerr zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.
Mediat thone se Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën./a.ç