osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mamaja ime dhe mamaja e Monikës

Mamaja ime dhe mamaja e Monikës

SPAK-u së fundi, po nis goditjen ndaj pasurive të pajustifikuara. Vila, pallate, dyqane, biznese, dhe miliona euro në banka, që nuk kanë asnjë mundësi të justifikohen nga poseduesit e tyre. Prej kohësh, ato vila, pallate e pasuri të tjera janë bërë me hipotekë, por jo në emrin e blerësve realë, por të mamave, baballarëve, vëllezërve, kunetërve, e soj e sorrollop.

Moda më e fundit, është përshtatur për të fshehur “gjurmët”, dhe sapo të kalonte “furtuna” spakiste, ato natyrisht do ti riktheheshin të zotit. Para dy ditëve, SPAK-u, sekuestroi 2 vila tek Kodra e Diellit. Jo të ministrave, apo ndonjë biznesmeni që ka 30 vjet që merret me aktivitet tregetar të ndershëm, por të mamasë së Monika Kryemadhit. Ishin 2 vila, me mbi 800 metra katrore siperfaqe, në zonën më të bukur, më të shtrenjtë dhe më të lakmuar të Tiranës.

Mamaja ime (ndjesë pastë) punoi 47 vjet në vende të ndryshme pune në kohën e Enverit, po ashtu edhe babai im ish-ushtarak i lartë, dhe ishin me rroga goxha të mira. Por nuk arritën të blenë as apartament të ri, dhe jo pastaj vile, tek Kodra e Liqenit, apo e Diellit. E them këtë sepse, sot po na dalin plot pensionistë, që na paskëshin “kursyer” para nga rroga dhe pensioni, dhe na paskëshin blerë vila, pallate, ..etj..etj. Skenarë të tillë tranzicioni, Europa i ka kaluar prej vitesh, por makinacionistët shqiptarë, paskan adoptuar gjëra të vjetra, duke mos gjetur mundësi të reja.

Një pensioniste me një pension mujor 200, 300 apo dhe 400 euro në Shqipëri, na paskësh “kursyer para, dhe paska blerë vilën 350 apo 500 mijë euro tek kodra e Diellit”. Këto gomarllëqe, nuk i përtyp as kafsha më budallaqe, dhe jo më pastaj SPAK-u, kjo strukturë strikte, dhe e specializuar hetimore. Madje, do të thosha se SPAK-u, është vonuar ca si shumë, në procesin hetimor të pasurive të paligjshme të shumë politikanëve. Ligji është mbi gjithçka. Eshtë mbi politikën, miqësinë, postet dhe ofiqet që kanë mbajtur dhe mbajnë sot njerëzit e politikës. Vilat e mamave dhe pallatet e kunetërve, nuk mund ti gëzojnë më ata që abuzuan për 30 e ca vjet me pushtetin, postin, dhe i zhvatën këtij vendi dhe këtij populli, edhe qindarkën e fundit.

Nuk ka asnjë justifikim si “ tokë e shitur” apo “pronë e shitur në fshat”, që mund të justifikojë një vilë 500 mijë euro, apo dhe 1 milion euro pasuri. Ata që dje erdhën në Tiranë me çorape nejloni, dhe valixhe druri të mbërthyer me gozhdë, dhe papritur u superpasuruan, nuk mund të hiqen sot se “janë viktima të Edi Ramës”. Jo, ka ardhur koha të shpaguhen të gjitha. Ka ardhur koha të paguajnë para ligjit, çfarë i kanë bërë ish-pronarëve, duke u rrëmbyer pronat, çfarë u kanë bërë shqiptarëve, duke u vjedhur hapur paratë, apo dhe këtij vendi, duke i rrjepur fushat, kodrat, malet, lumenjtë, ajrin dhe ujin. Vilat e mamave, ka ardhur koha ti kthehen pasuri shtetit, të vobektëve, shtresave në nevojë, që vuajnë picirrin për një dhomë ku të fusin kokën, kurse zonja Monikë na kishte dhe ka edhe sot pas sekuestrimit, vilë madhështore me 5-6 banja për macet e saj. (Artur Ajazi)