Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media, ku u ndal te rasti i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij.
Rama në fjalën e tij e adresoi problemin te dhuna dhe bullizmi që po përhapet në rrjete sociale nga fëmijët dhe të rinjtë.
Shefi i qeverisë tha se qeveria do të ndërmarrë një nismë konsultimi me prindërit në të gjitha shkollat, ku në bashkëpunim me prindërit do të merret vendimi nëse do të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, apo do të vendosen filtra për të kontrolluar aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç në këto rrjete sociale.
Po sot TikTokerja e njohur @kristjaahh (Kristjana Beqiri) është dërguar me urgjenc në spitalin e traumës në Tiranë.
Kristjana shpesh herë është shprehur edhe në postimet e saj në Instagram që tregohet shumë e qartë me ndjekësit e saj për komentet që e vrasin psikologjikisht.
Komentet e njerëzve që shpesh herë e quajnë si një vajzë që vjedh pensionet e të moshuarve.
Gjithashtu fati i keq në dashuri e kanë bërë të humbasi shpresën për të ardhmen e saj.
Këto arsye e kanë detyruar që të marri vendimin për vetëvrasje.
Pas kujdesit të mjekëve Kristjana Beqiri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.