Media franceze “Journal de Dimanche” e rendit Shqipërinë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë për këtë vit.
Ky është një tjetër artikull i publikuar në mediat ndërkombëtare që i bën jehonë Shqipërisë turistike.
Kryeministri Rama e ka shpërndarë këtë artikull në rrjetin social “Facebook”.
Ai veçon cilësimin që i bën vendit tonë kjo media, duke e konsideruar si “rivalin e ri të Kroacisë”.
Ja Postimi i z. Rama:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë 😉”