Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimit të të riut Klaudio Prendi. Viktima mësohet se ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu po dilte nga një lokal në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Sipas raportimeve i iu u qëllua me breshëri plumbash me silencator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, mësohet se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.