Ditmir Bushati po merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, iniciativë kjo e ndërmarrë nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias në kuadër të takimi të ”Miqve të Shqipërisë”.
Të pranishëm janë edhe ministrat e Jashtëm të Gjermanisë , Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.
Në këtë takim do të diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.