Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me vajzën e saj.
Teksa është shfaqur në godinën e organit të akuzës, Kryemadhi është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet.
“Erdha të lexoj fashikujt e dosjes”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera.
GJKKO i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” Kryemadhit e cila po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij tështtë caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.