osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kosova është Shqipëri”! Halil Matoshi revoltohet me Rrahmanin: Hiqjani shiritin e kapitenit, deklaratë injorante…Kosova s’asht Shqipëri

“Kosova është Shqipëri”!  Halil Matoshi revoltohet me Rrahmanin: Hiqjani shiritin e kapitenit, deklaratë injorante…Kosova s’asht Shqipëri

Nga Halil Matoshi

Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares!

1.
Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?

Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?

Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?

2.

Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?

A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?

A e di ai se kapiten i kombëtarës shqiptare âsht Berat Xhimshiti dhe Shqipnia âsht shtet sovran – konkurrent i Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve?

3.

Në kombëtaren e Kosovës nuk ka edukim bazik – edhe vet Agim Ademi e stafi – tue mènu se me deklaru se Kosova âsht Shqipni bâhen ma shqiptarë patrita se të tjerët, e kanë bâ të kundërten, ata me këtë akt bizar e kanë tradhtue misionin e tyne: Përfaqësimin e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve!

Folklorista t’humbun në kohë e hapsinë: Vendi që përfaqësoni nuk âsht nji popull pa Atdhe e shtet por shtet/komb, i vullnetit politik me territor qartë të definuet, popullsi permanente, qeveri qendrore të njohtun nga 115 qeveri kombëtare dhe aftësi të dëshmuet me hy në mardhanie bilaterale me kombet tjera veç e veç dhe multilaterale me korpusin e kombeve, siç janë organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA!

P.S.

Kosova me folklorizmin dhe konfuzionin e kapitenit të saj se “Kosova âsht Shqipni”, pavetëdijshëm e legjitmon para nji pjese të rumunëve (dhe kundërshtarëve të Republikës së Kosovës) thirrjen politikisht anmiqsore “Kosova âsht Serbi”!?

Por kjo nuk âsht thirrje raciste!

Kjo âsht thirrje mohuese e kombit kundër të cilit luen!?

Zyrtarisht e palejueshme me rregullat e UEFAs!

Rrahmanit asht dasht me iu marrë shiriti i kapitenit mas dy minutave, kur dha atë deklaratë injorante dhe të damshme për prestigjin e Republikës në botë.