Nga J.P.Papin
Abuzim klasik me të drejtën e botimit të argumentimeve të tij në media! Rezulton absolutisht e kundërta… “Non elligible” e Amerikës e diskreditoi plotësisht Partinë Demokratike si një parti arkaike,kopje e shëmtuar e PPSH.
Një individ hileqar dhe egoist e përdori dhe po e përdor këtë grupim si mburojë për hallet e familjes të tij biologjike.
Ai demek bashkim i saj është vetëm një ofertë për pazar i karavidheve që ka deputetë kjo organizatë Sa për faktin nëse votuesit e “shkelën me këmbë dekretin e DASH “për Berishën ,Bushati duhet të tregojë ku e pa, kur kjo parti u diskreditua në zgjedhjet lokale me çiftin Berisha – Meta në krye.?
Për aludimin se” dekreti amerikan nuk arriti asgjë” duhet t’i kujtoj këtij puthadori se që nga shpallja “non elligible” Saliu bëri çmos të vërtetonte arsyet e këtij nominimi. Pengues i Demokracisë ( shkatërroi opozitën për hakun e tij), Mosrepektues i Drejtësisë( nuk i bindet asnjë gjykate apo ligji), Përfitues për vete dhe të afërmit ( ku i gjetën paratë Liria,Argita,Abi,Shkëlzeni e soji e sorrollopi për jetën që bëjnë!?).
Kujtoj që shqiptari me më shumë botime në botë,i ndjeri Ismail Kadare ,nuk i afrohet pasurisë që ka pedagogia “botuese shkencore”, Argita Malltezi. Kurse në lidhje më Drejtësinë: Afera ” Partizani” nuk i takon vërtetë Berishës, por ajo ishte si evazioni fiskal si i Al Kapones për të hapur derën për Remzi Hoxhën, Gërdecin, 21 Janarin e të tjera që po gatuhen.
Saliu dhe legenat pas tij i dalin e teprojnë publikut shqiptar, përse duhet edhe një legen më tepër!? Zgjedhjet e pranverës që vjen do shënojnë fundin e turpshëm të revolucionit të komunistit të përjetshëm.
Atëhere Bushatët, Abilekajt, Meçot, Pekat, Fevzinjtë, Kokajt me shokë do merren me analiza mjedisore ose gazetari sportive… Populli shqiptar i cili e urren Edi Ramën, është gati t’a mbajë në kurriz për dekada, vetëm ky kriminel të mos vijë më kurrë në pushtet. E hidhur por e vërtetë! /F.B