osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vokshi i zbardh Mulit skenarin e vrasjeve të Beqjes

Vokshi i zbardh Mulit skenarin e vrasjeve të Beqjes

Muli thirri sot në një takim special për ta falënderuar për punën e saj, Bana Vokshin.

– Qëllimi i këtij takimi special është të evidentoheshin faktet që, megjithëse Komisioni dështoi, ai ja arriti qëllimit, tha Muli në fillim të fjalës së tij.

Ne menduam që ky Komision do të na ndihmonte të zbardhte të vërtetën e sterilizmit, por ai na ndihmoi dhe më shumë, pasi na zbuloi një komplot të rrezikshëm, që Edi Rama dhe Ilir Beqaj kishin thurur për vrasjen tuaj dhe zonjës Zhupa.

– Është shumë e vërtetë, tha Bana.

Ne u gjendëm befas para një rreziku për jetën.

Ishte ora rreth dy e natës.

Ndërsa ne po diskutonim në Komision, u shty dera dhe Beqaj më drejtoi mua gishtin në shenjë kërcënuese.

– Cilën gisht? Se kjo ka rëndësi, tha Muli.

– Gishtin tregues, të them të drejtën, nuk gënjej. Jo, gishtin e mesit.

– Dakord, tha Muli, se mund ta akuzonim dhe për dhunë seksuale.

– Jo, jo, gishtin tregues. Madje, po këtë gisht i drejtoi dhe Inës.

Kjo e bëri situatën shumë të ndërlikuar.

Kur dera u mbyll, unë pashë një çantë në stol në koridor.

I kërkova Gardës të hetonte çantën dhe ajo që u gjet aty është e tmerrshme.

Aty kishte thikë operacioni, prapë thikë kirurgjike, gërshërë, pinca dhe garza.

Kjo është provë e mjaftueshme që ai kishte futur në korridor mjete për vrasjen tonë dhe u bë nervoz që ne nuk po dilnim dhe ai nuk mund të realizonte dot skenarin e Edi Ramës.

– Kjo është e tmerrshme, tha Muli.

Do të thotë ai i kishte fshehur ato si gjoja nevojë për t’i treguar në Komision.

– Po, tha Albana. Mendo sikur ta kishim lënë të fliste, dhe ta kishim përballë, sa të rrezikuar kemi qenë.

– Ky është atentati më i madh i historisë së politikës shqiptare, tha Muli, nga një varg gjakftohtësie.

Dhe kanë dashur ta kryejnë krimin në zyrën e Enver Hoxhës.

– Pikërisht kjo është ajo që duhet të nxjerrim në dukje, tha Bana.

Merre me mend të shkruhej që në zyrën e Enver Hoxhës u derdh gjaku i mbesës së Bije Vokshit, asaj që i ruajti kokën Enver Hoxhës.

Do të ishte turp për fisin tonë.