osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë bëjnë këta “gjytrymët” e PS-së? Beqja me 3 milion lekët si të shpërdoruara “hetohet” nga Muli me 5 apartamente të gllabëruara! Përse nuk kallëzohet në SPAK?

Çfarë bëjnë këta “gjytrymët” e PS-së? Beqja me 3 milion lekët si të shpërdoruara “hetohet” nga Muli me 5 apartamente të gllabëruara! Përse nuk kallëzohet në SPAK?

Dënoncuesi i parë publik o aferave të Mul Nokës është miku dhe armiku i tij Gazmend Bardhi, i cili publikisht por jo ligjërisht akuzoi Nokën si pronar të një vile te Gjiri i Lalëzit gjë që nuk ështe e vërtetuar.

Madje Flamuri është thirrur në SPAK për këtë çeshtje pavarësisht se nuk ka një kallëzim penal nga akuzuesi Bardhi, i cili sigurisht do të jetë penduar shumë për këtë gjëmë që i bëri shokut të idealeve, sekretarit të Riithenelimit.

Gazmend Bardhi në tetor të 2022 ishte shumë i ashpër me akuzat ndaj tij. Mes të tjerave e akuzoi edhe për lidhje me krimin e organizuar dhe për pastrim parash me origjinë trafikun e drogës dhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Zyrtarisht ajo vilë në Gjirin e Lalzit është në emër të një oligarku shqiptar, i cili edhe pse ka marrë favorizime gjigante nga qeveria socialiste, vazhdon të jetë “rastësisht” edhe financuesi kryesor i televizionit të Shkëlzenit, Syri tv.

Në realitet të gjithë e shohin dhe e dinë që ajo vilë i përket Flamur Nokës. Pavarësisht se është përpjekur për ta shitur me qëllim ta fshehë objektin e krimit, pikërisht fakti që mund të jetë pjesë e një operacioni pastrim parash, ajo vilë buzë detit, sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv ende nuk ka gjetur një blerës.

Gazetari investigativ Adriatik Doçi në një postim në Facebook risjell në vëmendje disa operacione të dyshimta të bëra nga Noka mes vitit 2012 dhe 2013.

”Kokë e ‘zgjuar” Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro. Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.100 euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.

Ishte po sot ministri Blendi Gonxhe qe e paralajmëroi Mul Nokën, por e gjitha kjo në kuadrin e një deklarate publike dhe asgjë më tepër, megjithëse flitet se një dosje voluminoze ekziston në SPAK për grabitjen e 5 apartamenteve kur Noka ishte drejtor i Entit të banesave

Ja dhe deklarata publike e ministrit BlendiGonxhe:

Më vjen keq që e dëgjoj nga një përfaqësues i rëndësishëm i PD-së sot, një zhargon e formë e të folurit që është shumë e rëndë. Zotëria në fjalë kur ka qenë anëtar i bordit drejtues të Entit Kombëtar të Banesave sipas burimeve që i referohet zoti Noka për mua. nuk ka as gojë as moralë të tregojë integritetin dhe ndershmërinë time e tonën nëse sipas tij më rezulton në shpërdorim të pastër detyre dhe në konflikt të pastër interesi dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje banesash. Rezulton dhe se shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra.

Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, që nëse janë vëllezër e zoti Noka kemi një problem tjetër. Edhe një shtetase belge .. që raportohet se është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga Enti Kombëtar të Banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale të ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore.’

Por a janë të vërteta? Përse zyrtarët e PS nuk dënoncojnë kur shpura e PD ka arritur të masakroj zyrtarë të majtë edhe për një kanal uji të ndërtuar pa leje mjedisore, që i shërben komunitetit.

Vërte harrojnë se kolegu i tyre Ilir Beqja është pas hekurave për 3 milion lekë të dyshuara si të shpërdoruara dhe Muli është “gjykatësi” në komisionit të shëndetësisë, me 5 apartamenteve të gllabëruara dhe ligjëron e trimërohet si ajka e moralit.

Ndaj një turp i madh për gjithë strukturat e PS, që heshtin për hajdutërin dhe korrupsionin galopant të ish klanit Berisha, por dhr për SPAKU që nuk e thërret vetëm me akuzat e Bardhit.

Ndoshta presin kur të kacafyten, e pse jo të zhyten edhe më shumë në llum, si korbat që i nxjerrin sytë njëri tjetrit. /Ekskluzive.al