osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nëse Xhorxh Soros paska financuar “Reformën në Drejtësi”, atëherë i kemi borxh një përmendore në Sheshin Skënderbej

Nëse Xhorxh Soros paska financuar “Reformën në Drejtësi”, atëherë i kemi borxh një përmendore në Sheshin Skënderbej

Nga Anri Bala

Shoqëria “Open Society Fundation” e miliarderit Xhorxh Soros, është një organizatë me seli në SHBA, aktive në nivel ndërkombëtarë.

Sipas paraqitjes së saj të publikuar, është një shoqëri e angazhuar për ndryshime shoqërore me qëllim rritjen e tolerancës dhe krijimit të ambientit më të gjallë të jetës.

Ndryshe nga mjegullnaja e ngritur në vendin tonë, presidenti i saj Xhorxh Soros nuk është as kriminel, as terrorist… por një filantrop që nuk shet diploma, por financon shuma marramendëse për të diplomuar të rinj ekselent. Praktikisht, nuk është ”gogol” si ai i Rithemelimit, që tremb fëmijët çdo mbrëmje sa herë shfaqet në televizor… as autokrat që mban shtypur ndonjë popull, as pro diktaturave dhe diktatorëve.

Xhorxh Soros, është një miliarder që nuk është pasuruar as me trafiqe, as me korrupsion dhe as me pastrim parash, sepse nuk ka asnjë akuzë të tillë ndaj tij nga drejtësia e vendeve, që besohet se kanë drejtësi dhe nuk falin askënd… përveçse mbetet nën akuzë prej “Don Kishotit” Sali Ram Berisha nga Viçidoli, i stacionuar, si lider në katin e 8 të pallatit të blerë me korrupsion nga familja Malltezi.

Soros, është veçse një dhurues parash nga pasuria e tij, i cili respekton ligjet në SHBA dhe kudo tjetër ku vepron në botë, përderisa asgjëkund nuk rezulton të kenë qenë nën akuzë penale, por dihet botërisht se është kundërshtar në fushën e biznesit dhe me idetë politike të konservatorëve republikan, por i pa përfshirë në politikë.

Ka financuar dhe përkrahur Partinë Demokratike amerikane, por asnjëherë nuk është angazhuar fizikisht në politikë apo në drejtimin e vendit, është babai i OJQ-ve.

Në të djathtën radikale Amerikane, Soros është po aq i urryer sa edhe Klintonët dhe natyrisht po kaq i urryer është edhe për “lehësit” shqiptarë të udhëhequr nga ish komunisti Sali Berisha, që i kanë përfunduar minutat e jetës politike dhe përsërisin çdo natë të njëjtat broçkulla, si një kasetë e kthyer mbrapsht në një orarë të caktuar.

Por, në shiritin e kësaj kasete, të cilin ua ka dhënë për përdorim ushtarëve të tij mediokër dhe qesharakë, nuk mund të mos bjeri në sy përsëritja e pandërprerë e emrit të Xhorxh Sorosit, “armikut” të demokracisë, Amerikës, Trump dhe drejtësisë.

Këtë deduksion, vetëm plaku majë ballkonit e nxjerr, madje duke e lartësuar Sorosin në Shqipëri në sytë e shqiptarëve dhe jo të ushtarëve me pushkë druri, që as nuk e dinë se kush është Sorosi dhe as kanë haber për politikat e tij, por ama këta lehësa duhet ta dinë sipas Berishës, Këlliçit Mulit, Nulit dhe gjithë “nulave” të Rithemelimit, se Soros paska financuar Reformën në Drejtësi, ashtu siç financonte dikur Abin, Gitën, Lulin dhe dhjetra të tjerë, për t’u shkolluar me fondet e tij.

Po nëse ështe e vërtetë se, 120 milion dollarë të dhuruara deri tani për Reformën në Drejtësi nga SHBA, e iniciuar nga ish administrata e Donald Trump dhe dirigjuar nga ish ambasadorja Yuri Kim, janë paratë e Soros, duhet të dyshojmë se Trump dhe Soros nuk qenkan armiq, por miq dhe të ngushtë… ku njëri hedh idenë tjetri e materializon, duke e financuar.

Reforma në Drejtësi, që Berisha dhe konet e tij përpiqen ta pengojnë dhe ta rrëzojnë me ndihmën e atij që e ka ideuar, presidentit Trump, është makthi i të gjithë kriminelëve politik shqiptarë dhe nëse vërtet Sorosi e ka financuar dhe vazhdon ta financoi, ai meriton një përmendore në Sheshin Skënderbej me mbishkrimin: “Dedikuar filantropit Xhorxh Soros, që shpëtoi një popull nga dhuna e padrejtësisë! /Ekskluzive.al