Nga Artan Fuga
Midis nje deputeti që kërkon të drejta për të ushtruar detyrën e tij dhe një të akuzuar, edhe per vjedhje, madje edhe për vrasje, unë preferoj të mbroj të drejtat e të akuzuarit dhe të burgosurit.
Nuk harroj kurrë idene e madhe nga pervoja e tij e hidhur si i burgosur politik të Bedri Spahiut kur shkruan: “Kur nuk respektohen të dejtat e një të burgosuri, janë qytetarët e lirë që kërcënohen”!
Të kërkosh dëshminë e një të burgosuri, pa avokat, pa i lajmëruar të drejtat, është kriminale!
Ta diskriminosh pse është i burgosur dhe ta mbash në kushte jo – njerëzore, me orë të tëra në këmbë, pas dere, është abuzim i rëndë me vlerat njerëzore, është diskriminim i pastër!
Ja ç’thotë ligji:
Neni 5
Respektimi i të drejtave të njeriut
(Ndryshuar me ligjin nr.40/2014, datë 17.4.2014)
Të paraburgosurit dhe të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre.
Të paraburgosurit dhe të dënuarit trajtohen pa njëanshmëri dhe pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, përkatësie etnike, gjuhe, feje, bindjeje politike, fetare ose filozofike, orientimi seksual, identiteti gjinor gjendjeje ekonomike, arsimore ose shoqërore, përkatësie prindërore, moshe, gjendjeje familjare ose martesore, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, shtetësie ose përkatësie në një grup të caktuar ose për çdo shkak tjetër që përbën diskriminim.