Sali Berisha pret që me fitoren e Donald Trump si president i SHBA të shfuqizohet vendimi i shpalljes së tij ‘non grata’.
“Nuk ka dyshim që pres të shfuqizohet vendimi”- tha Sali Berisha kur u pyet nga Eni Vasili në emisionin Open nëse mendon se do t’i hiqet sanksioni pasi Donald Trump të rikthehet ne Shtepine e Bardhë.
Sali Berisha u shpreh se i njeh të gjithë zyrtarët e lartë të SHBA, nga Joe Biden tek ministrja e Thesarit, por tha se kurrë nuk ka kërkuar që t’i hiqet non grata.
Kreu i PD përmendi emrat që sipas tij i përgatitën dosjen qe e shpallen non grata per konspiracion të politikës amerikane në Rajon.
“Nga Joe Biden tek Blinken, tek Sullivan, tek ministrja e Thesarit, tek ai që drejton sot agjencitë kryesore, i kam njohur të gjithë dhe nuk kam kërkuar të heqin vendimin ndaj meje. Nuk kam luftuar që të hiqet, thotë mashtruesi majë ballkonit, i cili jo vetëm që ka kërkuar por ka paguar afro 1 milion euro avokatin në Francë, për padinë ndaj Blinken dhe DASH.
“Nuk ka dyshim që pres të shfuqizohet vendimi. Ata angazhuan Sorosin, pasi i kundërshtova projektet e tij për ndarjen e kufijve, të Ramës, Soros dhe Vucic dhe Ballkanin e Hapur. Është e vërtetë që Matthew Palmer, Soros dhe diplomatë të tjerë përgatitën dosjen për shpalljen non grata për konspiracion të politikës amerikane në Rajon. Unë mbrojta interesin e vendit tim dhe mirë bërë”, tha Sali në ëndërr, se realiteti do jetë më i zymtë për sojin e tij.